‘Twitter’-i pranon se i ka fshehur ‘padrejtësisht’ disa llogari

06 shtator 2018 | 13:29

Shefi ekzekutiv i rrjetit social “Twitter”, Jack Dorsey, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se algoritmet e kompanisë së tij nuk kanë qenë gjithmonë “të paanshme”.

Ai ka thënë se platforma “padrejtësisht” ka reduktuar dukshmërinë e 600 mijë llogarive, duke përfshirë edhe disa të anëtarëve të Kongresit.

Dorsey nuk mundur të thotë nëse shumica e tyre ishin të republikanëve, demokratëve apo të tjerëve.

Dorsey është marrë në pyetje nga senatorët amerikanë në lidhje me akuzat se “Twitter” censuron zërat konservatorë.

Disa republikanë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, e kanë akuzuar Twitter-in për anshmëri – akuza që kompania i mohon.

“’Twitter” nuk e përdor ideologjinë politike për të marrë ndonjë vendim, qoftë lidhur me radhitjen e përmbajtjes në shërbimin tonë, qoftë me zbatimin e rregullave”, ka thënë Dorsey.

Megjithatë, ai ka pranuar se kompania ka bërë gabime.

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka thënë se se do të hetojë “shqetësimet në rritje se këto kompani mund të dëmtojnë konkurrencën dhe me qëllim të mbysin këmbimin e lirë të ideve në platformat e tyre”.

Pretendimet për censurë janë rritur pasi “Twitter”-i ka shtuar një “filtër për cilësinë” në platformë dhe për rezultatet e kërkimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan:  Resul Sinani Për fat të keq, po bëhet politikë…