Pacolli, “Qytetar Nderi i Kukësit”

16 prill 2018 | 11:46

Në 19-vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacollit, i janë dorëzuar sot nga Qarku i Kukësit titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”.

“Nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të z. Pacolli në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, ka thënë kryetari i Kukësit Bashkim Shehu.

Ndërsa Behgjet Pacolli pasi ka pranuar këto çmime ka theksuar se Kukësi është kryeqyteti i mikpritjes botërore dhe Nobeli i humanizmit global.

“Kukësi e shpëtoi Kosovën në vitin 1999. Nëse kosovarët nuk do të kishin qëndruar këtu, do ishin shpërndarë nëpër botë. Dhe jo të gjithë, do të ktheheshin nga larg për t’i shërbyer Kosovës së re. Për mua është krenari që prej sot jam një kukësian, jam njeri si ju”, ka thënë Pacolli.

Pacolli është dekoruar më herët edhe nga presidenti i Shqipërisë me titullin e lartë “Nder i Kombit”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka…