Pacolli: Rënia e murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë hapën derën për lirinë e Kosovës

03 tetor 2019 | 14:03

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka përkujtuar 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Ai ka thënë se rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë hapën derën për lirinë në Kosovë.

“30 vjet më parë, Muri i Berlinit ra dhe Evropa mori rrugën e integrimit. I uroj popullin dhe qeverinë e Gjermanisë për këtë ditë të rëndësishme për ta dhe tërë Evropën. Rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë hapën derën për liri në Kosovë dhe rajonin tonë. Sot ne e shënojmë këtë ditë historike me një vështrim në të ardhmen për të mbyllur ciklin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin tonë. Për ketë synim Gjermania është një lojtar dhe aleat i rëndësishëm për ta arritur këtë qëllim tonë strategjik”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit