Pacolli: Seanca për demarkacionin është dashur të mbahet dje

14 mars 2018 | 11:54

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka folur sërish për demarkacionin, me ç’rast ka thënë se dje është dashur të mbahej seanca për këtë çështje.

Ai pas takimit me ministren e Jashtme të Kroacisë, Marija Pejqinoviq-Buriq, ka thënë se tema e demarkacionit nuk është duke shkuar sipas planit.

“Unë jam shumë i bindur se demarkacioni do të kalojë. Sigurisht nuk po shkon krejt sipas planit. Unë kam shpresuar shumë se dje do të ndodhte seanca për miratimin e marrëveshjes me Malin e Zi, nuk ndodhi. Unë dua të besojë se çdo moment është i mirë për miratimin e këtij dokumenti, që në njëfarë mënyre na ka lënë peng edhe neve të cilët punojmë për jetën politike këtu, edhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ndodhet në Australi në kuadër të…