Pacolli shpreh mirënjohje ndaj deputetit suedez për angazhimin në çështjen e vizave

12 shtator 2019 | 18:26

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollil, ka shprehur mirënjohje ndaj deputetit të Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson për angazhimin e tij në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Të kesh shumë miq është një pasuri. Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, është njëri prej tyre. Ky njeri ka kërkuar dy herë interpelancë në Parlamentin suedez për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook” .

Ai ka thënë se deputeti suedez ka qenë mysafir i tij në 10-vjetorin e pavarësisë. “Unë jam mirënjohës për angazhimin tuaj Magnus”, ka shkruar Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka mundur të gjejë kufomën e një personi të…