Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara

18 gusht 2018 | 14:10

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili ndërroi jetë në moshën 80-të vjeçare.

“Ish-Sekretari i Kombeve të Bashkuara dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe gjitherë do të kujtohet si një njeri vizionarë, që me lidershipin e tij i kontribuoi parandalimit të konflikteve dhe promovimit të paqes globale. Në vendin tonë, ai gjithmonë do të mbahet në mend për mbështetjen e fuqishme ndaj kauzës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi gjatë luftës së vitit 1999. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, popullit dhe Institucioneve të Ganës dhe Kombeve të Bashkuara”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen…