Pacolli: Sot kujtojmë legjendarin e kombit tonë, Adem Jasharin

05 mars 2018 | 11:59

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kujtuar Adem Jasharin dhe familjen e tij në 20-vjetorin e rënies.

“Sot dhe çdo ditë tjetër e kujtojmë legjendarin e kombit tonë, Adem Jasharin me familje. Ngjarja që tronditi botën dhe dëshmoj për krimet serbe në atë kohë. Lavdi dhe respekt për familjen Jashari!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në këtë postim, Pacolli ka postuar një fotografi me Rifat Jasharin në odën e kësaj familje në Prekaz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vështirë të besohet, por ja që ndodh. Inxhinierët në Turqi…