Pacolli: Sot votohet ekipi negociator

04 shtator 2018 | 13:29

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli, ka thënë se sot do të votohet në Kuvend grupi negociator për të dialoguar me Serbinë, i cili është propozuar nga Qeveria.

“Seanca do ta vazhdojë punën. Grupi negociues do të kalojë sot në votimin që do të bëhet në Kuvendin e Kosovës dhe do të ketë legjitimitet të plotë. Qëndrimi i Qeverisë është se ky grup nuk ka kompetenca të flas për ndërrimin e kufijve”, ka thënë Pacolli para medieve.

Ai ka folur edhe për bojkotin e seancës nga opozita, duke i ftuar të jenë pjesë e grupit negociues në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo ka mbi 7.4 milionë ndjekës në llogarinë e vet…