Pacolli takohet në Turqi me kryediplomatin e Gambisë, ja për çfarë biseduan

11 mars 2022 | 13:42

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Antali të Turqisë, ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, Mamadou Tangara.

Pacolli ka thënë se Gabima është një partnere e rëndësishme e Kosovës në Afrikë.

“Ishte kënaqësi të takoj në Antalia mikun tim të mirë Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, Mamadou Tangara.  Ai ka qenë gjithmonë përkrahës për Kosovën dhe është një mik i rëndësishëm i Kosovës dhe Gambia një partner i rëndësishëm i Kosovës në Afrikë.  Ne do të punojmë së bashku më shumë për të forcuar pozitën dhe zërin e Kosovës në Afrikë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ana Bytyçi shpall të pavlefshme diplomën e kolegjit të shkencave…