Pacolli takon ambasadorin e Katarit, në shtator inaugurohet Ambasada e Kosovës

02 maj 2019 | 16:08

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim të rregullt pune, ambasadorin e shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dyja vendeve.

Në këtë takim ambasadori Al Marri është informuar për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që Kosova i çmon jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me shtetin e Katarit.

Me ketë rast, ministri Pacolli po ashtu e ka njoftuar ambasadorin edhe për takimin që ka zhvilluar në Stamboll me Sheikh Abdullah Bin Khalifa Al Thani, i cili është pjesë e familjes mbretërore të Katarit, dhe njëherësh ish kryeministër i Katarit, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Katarin.

Gjithashtu ambasadorin Al Marri është njoftuar edhe për planin që ka ministri për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurohet Ambasada e Kosovës, si dhe do të zhvillohen takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy palësh në të gjitha fushat.

 /Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave ka dalë…