Pacolli takon koordinatoren e re të ekipit të OKB-së në Kosovë

14 shkurt 2019 | 16:49

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim njohës koordinatoren e re të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Me këtë rast, kryediplomati Pacolli, i ka shprehur mirëseardhje dhe e ka uruar Richardsonin për emërimin në detyrën e re në Kosovë, e cila ka filluar punën në fillim të këtij viti.

Në vazhdim të takimit të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet programeve zhvillimore në nivelin nacional, të cilat janë në përputhje me objektivat e Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të uljes së tarifave të roamingut të telefonisë…