Pacolli: Thaçi mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë

05 nëntor 2020 | 16:39

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pacolli ka thënë se sot vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë, për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

“Sot, vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka udhëhequr Kosovën përmes luftës së saj për pavarësi dhe liri. Ai mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e tij dhe do të mbetem përgjithmonë mbështetës i betejës së tij për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar agjendën e “vëllazërores” mes…