Pacolli viziton shtetin e Iowa-s në ShBA

09 janar 2018 | 17:00

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se do të jetë mysafir i pritjes së organizuar nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral Thimothy Orr.

“Pas përfundimit të vizitës së suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku takova autoritetet e larta të këtij vendi mik dhe mbështetës të madh të Kosovës, gjendem në Londër, ku po pres të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Në shtetin Iowa, do të jem mysafirë i pritjes së organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Thimothy Orr, i cili ka qenë forca shtytëse e arritjes së Marrëveshjes së Partneritetit për Shtetet – Simotra në mes dy vendeve tona”, ka shkuar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Me këtë rast, Pacolli ka falënderuar Gardën Kombëtare të Iowa-s për mbështetjen që ka dhënë dhe po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqajt, Vloriani, ka…