Pacquiao, Mayweather: Eja nëse dëshiron një sfidë të vërtetë boksi

29 tetor 2019 | 11:13

Boksieri Manny Pacquiao vazhdon të mos heqë dorë nga një revansh me Floyd Mayweather (filipinasi ka humbur sfidën e parë, në maj të vitit 2015).

41-vjeçari filipinas u shpreh se ai e dëshiron me çdo kusht këtë përballje të dytë me boksierin e pamposhtur amerikan. Një ofertë ka ardhur që ata të duelojnë vitin e ardhshëm, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në “Twitter”, boksieri filipinas shkruan: “Floyd Mayweather, nëse dëshiron të zhvillosh një revansh, një sfidë të vërtetë boksi, atëherë duelo me mua. Nëse dëshiron një duel ‘show’, atëherë duelo me mikun tim, Jack Ma, i cili do të kujdeset për ty. Unë jam gati në çdo kohë dhe në çdo vend të përballem me ty. Ekipi im është gati”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHKELZEN HALIMI Halil Zendeli, shkrimtar dhe botues, është pronari i…