Pacquiao në ring më 24 qershor

09 mars 2018 | 15:45

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao ka zyrtarizuar rikthimin e tij në ring më 24 qershor, gati një vit pas përballjes së fundit.

Ish-kampioni i botës do të duelojë me argjentinasin Lucas Matthysse për titullin kampion bote të kategorisë WBA në peshën “welter”. Kjo përballje do të zhvillohet në Kuala Lampur të Malajzisë, me filipinasin që do të jetë si sfidues ashtu edhe organizator i eventit.

Dueli ka shumë rëndësi për Pacquiao, pasi do t’i japë mundësi të rikthehet kampion bote në moshën 39-vjeçare, ndërsa rivali i tij argjentinas është 35 vjeç dhe me një karrierë të pasur (39 fitore e 4 humbje). “Do të jetë një sfidë e fortë për mua. Nuk jam favorit, por për mua kjo përballje është një motivim, pasi synoj titullin kampion. Më pëlqen stili i boksit të Matthysse, është agresiv dhe kjo është ajo që fansat duan të shohin, të argëtohen”, ka thënë Pacquiao, 59 fitore, 7 humbje dhe 2 barazime në karrierë. (Telesport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë…