Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 950 euro! Gjithsecili do të ketë edhe një portofol dixhital

30 janar 2024 | 22:40

Për disa muaj paga e mësuesve do të shkojë në 950 euro. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa foli në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve. Kryeministri tha se po shikohet mundësia që mos të kemi më një sistem pagash të unifikuar për mësuesit që ata të paguhen sipas meritave dhe performancave në mësimdhënie. Për këtë ka nisur krijimi i një portofolit dixhital që do ketë të dhëna për çdo mësues, kualifikimet e tyre, trajnimet, performanca në mësimdhënie.

“Nuk mjafton vetëm rritja e pagave. Pagat për pak muaj do shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton. Prandaj na duhet të reformojmë sistemin për shembull, mek e asaj rritjes çdo 5 vjet të pagës si rezultat i rritjes së vjetërsisë në punë, duhet ta reformojmë komplet. Duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë edhe nivele të ndryshme pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Për këtë na duhet sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh. Ministrja përmendi portofolin dixhital që ka filluar të strukturohet, por janë një sërë elementësh që duhen vënë në vijë. Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide”, u shpreh Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën se Rusia…