Paguaj tatimin bazë, përfito nga shlyerja e interesit

08 dhjetor 2020 | 11:17

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomik COVID-19, tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK-së, mund të përfitojnë nga falja e interesit.

“Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat janar/2020 deri dhjetor/2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 dhjetor 2020. Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit”, ka njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të…