Dialogu Kosovë-Serbi rinisë të enjten, do diskutohet për pretendimet financiare

08 dhjetor 2020 | 11:14

Të enjten do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve.

Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare.

Lajmin e ka konfirmuar për “klankosova.tv” zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

“Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve. Ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdojë diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ka thënë Baxhaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresi i amerikan sot me seancë dëgjimore: Bidenit do t’i…