Kongresi i amerikan sot me seancë dëgjimore: Bidenit do t’i kërkohet angazhim më i fortë që Serbia ta njohë Kosovën

08 dhjetor 2020 | 11:10

Kongresi i amerikan sot me seancë dëgjimore: Bidenit do t’i kërkohet angazhim më i fortë që Serbia ta njohë Kosovën

Çështja e Kosovës dhe Ballkani Perëndimor do të jenë tema me theks të veçantë, të një seance dëgjimore e cila është bërë me dije se do të mbahet sot në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të ShBA-së.

Në këtë seancë, do të marrin pjesë edhe ekspertë për Ballkanin Perëndimor.

Ata do t’i japin rekomandime administratës së ardhshme, të udhëhequr nga Joe Biden, mbi qëndrimet që duhet të mbajnë ndaj Kosovës, dhe rajonit po ashtu.

Ekspertët, përfshirë ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, profesorin e Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer dhe analistin Janusz Bugajski, do t’i bëjnë rekomandime administratës së re të ShBA-së, për veprime të mëtejshme në Ballkan.

Takimi është paraparë të drejtohet nga kryetari i Komitetit, mbështetësi i madh i Kosovës, kongresisti Eliot Engel.

Siç shkruan gazeta boshnjake, “Avaz’’ në adresimin e tij, Serweri do t’i bëjë thirrje administratës së ardhshme të ShBA-së që të angazhohet më fort për njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës nga Serbia e Bosnja, si dhe për parandalimin e shkëputjes së Republika Srpskas.

Serweri është thënë se do ta shprehë qëndrimin e tij se ende ka probleme mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe brenda Bosnjës, ku Serbia është gjithashtu faktor.

“Gjithçka që sugjerova do të jetë më e lehtë nëse Serbia ndihmon. Nëse Vuçiq vazhdon të preferojë autokracinë dhe rreshtimin me Rusinë dhe Kinën, evropianët dhe amerikanët do të duhet të gjejnë mundësi për të shpejtuar ditën kur Serbia do të angazhohet për demokraci të vërtetë në shtëpi dhe marrëdhënie më të mira me fqinjët” është thënë ndër të tjera në fjalimin e Serwer”.

“Qëllimi kryesor amerikan i dialogut është njohja reciproke dhe shkëmbimi i ambasadorëve”.

“Presidenti Biden dhe kancelarja Angela Merkel duhet ta shpallin në mënyrë të qartë këtë qëllim dhe t’u bëjnë presion anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën për të deklaruar se do ta njohin Kosovën më së voni kur Serbia ta ketë bërë të njëjtën gjë. Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do të kërkojë që amerikanët ta bindin Rusinë dhe Kinën që të mos bëjnë veto”, pritet të deklarojë Serwer, shkruan gazeta boshnjake.

Në fjalimin e tij, ai thuhet se do deklarojë po ashtu se Dejtoni sot i shërben interesave të “baronëve grabitës etnikë”, nga të cilët “njëri po armatos burrin e tij shtetëror për shkëputje, tjetri po e inkurajon atë dhe i treti ankohet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ramush Tahiri ka bërë me dije se ndërkombëtarëve…