Pahor: Kandidatura ime këtë javë në Bruksel, nga Beogradi do të vijnë deklarata të vrazhda

05 maj 2024 | 22:15

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë një interviste RTV Slovenia, ai ka thënë se është i gatshëm për këtë detyrë.

Ka deklaruar se ka zgjidhje për problemin – dhe se duhet bërë diçka që dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja të aktivizohet, pasi shton se ka ngecur.

“I jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen e tyre, madje edhe ata që mund të mos jenë përgjigjur do të kishin një koment kritik. Kështu që kam ndjenjën se e gëzoj këtë mbështetje në Slloveni dhe kjo do të thotë shumë për mua. Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të udhëtojë nga zyra ime dhe Ministria e Punëve të Jashtme për në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. . Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, ka thënë ai.

Sllovenia është një nga shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën – si e tillë shpesh ka marrë kritika nga Beogradi zyrtar, madje presidenti serb Aleksandër Vuçiq i kishte quajtur sllovenët “të neveritshëm”, më pas kishte kërkuar falje duke thënë se fjalën e kishte për politikanët sllovenë.

Vuçiq sulmoi Slloveninë, një anëtare jo e përhershme të Këshillit të Sigurimit, duke e akuzuar atë se ishte pjesë e një “organizimi” me SHBA-në dhe Zvicrën, për të lejuar delegacionin e Kosovës të sjellë të mbijetuarit e dyshuar të përdhunimit nga forcat serbe, gjatë luftës së viteve 1998-1999 në seancë, një veprim që ngjalli zemërim nga delegacioni serb.

Por, Pahor thotë se ka frikë që ky është vetëm fillimi i deklarimeve të tilla nga Serbia.

“Kam frikë se ky është vetëm fillimi dhe se po hyjmë në një periudhë kur, për fat të keq, do të duhet të mësohemi shumë shpesh me deklarata të tilla të vrazhda dhe të papërshtatshme”, ka thënë ai.

Nuk është hera e parë që Serbia kritikon Slloveninë për faktin se e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

16 shtator16:32

Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

Të fundit
Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy…