Pahori vlerëson kontributin e deputetëve të LDK-së

13 shkurt 2018 | 11:43

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të prirë nga shefi i grupit parlamentar Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Në këtë takim është biseduar për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat si dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Pahor ka vlerësuar lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtetndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka cilësuar si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald…