“Pajisje të vogla”: Shërbimi sekret amerikan takohet me Policinë e Kosovës

24 prill 2024 | 21:07

Një delegacion amerikan i përbërë nga agjentët specialë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Michael Saccomen e David Yeager dhe disa zyrtarë të ambasadës amerikane në Prishtinë janë takua sot me krerët e Policisë së Kosovës.

Në takimin që është mbajtur sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ata janë pritur nga Drejtori Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas njoftimit të policisë, në takim është biseduar për shkëmbimin e informatave dhe një donacion për disa pajisje të vogla për policinë.

“Takimi u fokusua në bashkëpunimin, me theks të veçantë në hetimin e rasteve që lidhen me mandatin e Shërbimit Sekret të SHBA-së. Delegacioni foli për hetimet dhe shkëmbimin e informatave, me mundësi të ngritjes aftësive dhe donacionit të disa pajisjeve të vogla për Policinë e Kosovës. Agjentët Specialë i dhuruan Policisë së Kosovës pajisje zyre për t’i përdorur në hetime. Drejtori i Përgjithshëm Hoxha falenderoi të ftuarit për vizitën, pajisjet e nevojshme dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, gjithsej 17 persona,…