Pajisjet e identifikimit nuk punojnë, KQZ në Shqipëri: Procesi do të vazhdojë manualisht

14 maj 2023 | 11:29

Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 61 bashkive dhe për përbërjet e reja të këshillave bashkiake.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Pajisjet PEI, të cilat bëjnë identifikimin e votuesve në mënyrë elektronike, nuk kanë funksionuar optimalisht.

Përpos investimeve miliona eurosh që janë bërë nga institucionet për t’u arritur në një proces të thjeshtë dhe të shpejtë, kjo metodë nuk ka gjetur vendin e saj në qendrat e votimit, duke qenë se që në orët e para të mëngjesit, qytetarët kanë hasur probleme për t’u identifikuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas tre orësh, i është rikthyer metodës tradicionale, ku identifikimi do të bëhet në mënyrë manuale.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me municion për Ukrainën,…