Pak histori për Shtëpinë e Bardhë

13 tetor 2020 | 08:36

Më 13 tetor 1792 presidenti George Washington vendosi në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara.

Arkitekt i ndërtesës, e cila u quajt “Pallati i Presidentit”, ishte emigranti irlandez James Hoban, ndihmës i tij ishte Benjamin Latrobe nga Pensilvania.

Projekti ishte i ngjashëm me Pallatin e Dukës së Leinsterit në Irlandë. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, John Adams, ishte banori i parë i Shtëpisë së Presidentit në vitin 1800.

Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët amerikanë kanë jetuar në këtë rezidencë. Ndërtesa origjinale u dogj nga trupat britanike gjatë luftës së vitit 1818.

Pasi u rindërtua dhe James Hoban urdhëroi që ndërtesa të lyhej në të bardhë, asaj iu dha emri që mban sot – “Shtëpia e Bardhë”.

Shtëpia e Bardhë është ndërtesa më e lashtë publike e Uashingtonit. Ajo shërben jo vetëm si shtëpi banimi dhe zyrë e presidentit, por edhe si muze i presidentëve amerikanë. Çdo vit Shtëpia e Bardhë vizitohet nga rreth 1 milion e gjysmë turistë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë…