Pakoja emergjente e qeverisë së kaluar do të implementohet

10 qershor 2020 | 11:43

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se pakoja emergjente e qeverisë së kaluar do të implementohet e tëra.

Ajo ka theksuar se është çështje e kostos financiare, pasi sipas Bajramit, në dy ditët e fundit janë me qindra kërkesa për ekzekutim pagash për punëtorët e sektorit privat, raporton “Epoka e re”.

“S’ka asnjë ndalesë. Komisioni ndërministror është duke e bërë verifikimin. Dje dhe para dy ditësh është bërë pagesa për 50 për qind e mbulimit të qirasë. Ne duhet të gjejmë mjete përmes implementimit të buxhetit në mënyrë që kjo pako të implementohet e tëra”, ka thënë ministrja Bajrami në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

(Albulena S. Mavraj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i parë arab në hapësirë po përgatitet të niset…