Pal Lekaj: E ardhmja është më e sigurt me Haradinajn president

26 janar 2021 | 07:20

Nënkryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për deputet, Pal Lekaj, ka thënë se ardhmja është më e sigurt me Ramush Haradinajn president.

“Takuam banorët e Dujakës. Si çdo herë gjetëm përkrahjen e madhe për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët drejtë të ardhmes të sigurt me Aleancën dhe me presidentin në ardhje z. Ramush Haradinaj”.

“Edhe në kohët më të vështira ishim pranë njëri-tjetrit, në kohët kur Kosovës më shumë se kurrë i duheshin shqiptarët e bashkur, Dujaka ishte gjithmonë në gadishmëri për të mirën e vendit. Vazhdojmë së bashku të sigurt”, ka thënë Lekaj në këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Islami Tre muaj si sot shqiptarët do të…