
Pallaska: Kurti edhe në hënë do të duhej të shkonte për ta mbrojtur vendin nga marrëveshja e dëmshme
Juristi i njohur Dastid Pallaska ka kritikuar sot kreun e Qeverisë, Albin Kurtin për të cilin ka thënë se do të duhej të shkonte deri në hënë për të marrë vesh nëse ka një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një kryeministër i aftë dhe guximshëm do ta kundërshtonte një marrëveshje të tillë nga pozita e tij kudo.
Postimi i plotë i Pallaskës:
Një Kryeministër në shërbim të vendit do të duhej të shkonte edhe në hënë për ta zbuluar një marrëveshje të dëmshme për vendin.
Një Kryeministër i aftë dhe i guximshëm do ta kundërshtonte një marrëveshje të tillë nga pozita e tij kudo, para çdokujt dhe në çdo kohë.
Vetëm një Kryeministër popullist e braktisë pozitën e vet – duke prishur qëllimisht koalicionin qeverisës – dhe me oratori mundohet të mbulojë mungesën e aftësisë dhe guximit për t’i shërbyer vendit në një moment testimi.