Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës

15 mars 2018 | 17:29

Me shumicë të votave, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar propozim vendimin që Pallati i Rinisë e Sporteve në kryeqytet t’i jepet në menaxhim Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar deputetët që votuan këtë propozim. “Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës. Faleminderit deputetëve që votuan këtë propozim të drejtë të qeverisë pas diskutimeve që Komuna ka pas me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në tri vitet e ardhshme në bashkëpunim me donatorët do të investojmë në renovimin e kësaj hapësire publike të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës Socialdemokrate, dega në Han të Elezit, nga sot i…