Palmer: Dialogu nuk duhet të niset nga zeroja, pa kompromise nuk ka zgjidhje

02 mars 2021 | 21:15

Zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, Mathew Palmer, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të fillohet nga zeroja pasi janë arritur gjëra të mira.

Palmer ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të përfundon pa kompromise, që sipas tij shpesh është keqkuptuar në Kosovë si term.

Ai ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë që të gjejnë një zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë që pranohen nga dy qeveritë.

“Është e rëndësishme që publiku i Kosovës të kuptojë se cilat janë çështjet, ujditë, si mund të duken kompromiset dhe cila është rruga përpara. Nuk mendoj se duhet të niset nga zeroja, sepse është bërë punë e mirë gjatë viteve. Kur e përmendët kompromisin, është një fjalë që thumbon publikun këtu, sepse ekziston frika se do të ketë diçka që Kosova duhet të japë, ky është koncepti që kjo fjalë kuptohet shpesh këtu, por çfarë do të thotë në termet e këtij dialogu dhe procesit të Brukselit, çfarë do të thotë kompromisi për ju? Kompromisi si gjithmonë në negociata do të thotë se Serbia ka ambicie, pozicione dhe dëshira, ashtu siç ka Kosova, kanë qëllime në këtë proces dhe duhet të kuptojnë nevojat e palës tjetër dhe të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë. Nëse do të ketë një marrëveshje, duhet të jetë që pranohet nga qeveritë në Beograd dhe Prishtinë dhe barabartë, por edhe më me rëndësi, të pranohet nga publiku në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë Palmër në Desku të KTV-së.

Palme po ashtu tha se pret që qeveria e ardhshme e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit të përfshihet me seriozitet në dialogun Kosovë – Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar që të përfshihet…