Palmer në Beograd: Përkrahim transformimin e FSK-së në ushtri

19 tetor 2018 | 15:20

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, ka thënë të premten në Serbi, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Gjatë një konference për medie me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se tranzicionit të kësaj force do t’i nevojitet kohë.

“Ne po e mbajmë këtë pozicion, është një tranzicion që do të marrë një kohë të konsiderueshme dhe po punojmë me shumë kujdes me partnerët tanë në Prishtinë, për të mbështetur tranzicionin, në mënyrë që të sigurohet që kjo të bëhet në një mënyrë që do të kontribuojë në rajon dhe stabilitet”, ka deklaruar Plamer, transmeton “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ka ende kohë deri në hedhjen e shortit…