Palmeri: Besoj se Kurti si kryeministër do të jetë partner i mirë për ShBA-në

01 nëntor 2019 | 17:02

I ngarkuari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë ligjëratës në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ka thënë se shpreson se Albin Kurti si kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të jetë partner i për Amerikën.

Gjithashtu, Palmeri ka thënë se beson se Kurti do ta kuptojë se dialogu me Serbinë është i rëndësishëm jo vetëm për ShBA-në.

“Pritjet e mija për zotin Kurti, duke e supozuar që do të bëhet kryeministër është se do të jetë partner i mirë për SHBA-në, se do të punojë ngushtë me neve në kërkim të objektivave të përbashkëta. Do ta kuptojë se dialogu është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për ShBA-në, dhe ta integrojë atë në të menduarit e vetë. Po ashtu që do të gjejë mënyrën që të kthehet në tavolinën e negociatave përfshirë adresimin e çështjes së taksës që është bërë pengesë”, ka thënë Palmeri.

I pyetur se përse nuk është takuar sot me Kurtin, Pameri ka thënë se ishte takuar para dy dite në Shkup.

“Pse nuk jam takuar me të është se Kurti nuk është këtu, dhe jam takuar para dy ditësh në Shkup. Kemi pasur rastin të ulemi të bisedojmë sepse njihemi qe sa vite dhe mendoj që kemi ardhmërinë të shkëlqyer dhe të hapur”, është shprehur Palmeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
02.11.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj Nga…