Pamela Anderson akuzon për tradhti të dashurin e saj

25 qershor 2019 | 17:02

Aktorja Pamela Anderson ka folur publikisht për ndarjen nga i dashuri i saj prej dy vitesh, futbollisti francez, Adil Rami.

Ylli i Baywatch ka guxuar të shkruante historinë në llogarinë e vet në “Instagram” duke akuzuar 33-vjeçarin për tradhti.

“Është e vështirë për ta pranuar. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër. Unë jam përndjekur, por besoja se ne po jetonim një ‘dashuri të madhe’. Jam shkatërruar pasi e kam marrë vesh ditët e fundit. Ai po bënte jetë të dyfishtë. Ai tallej për lojtarët e tjerë që kishin të dashura në apartamentet pranë grave të tyre. Ai i quante këta meshkuj ‘monstra’. Por kjo është më keq. Ai i gënjeu të gjithë. Si është e mundur të kontrollosh zemrat dhe mendjet e dy grave në mënyrë të tillë. Jam e sigurt që kishte dhe të tjera. Ai është monstër. Si mund të ndihmoja kaq shumë njerëz dhe të mos mund të ndihmoja veten time”, ka shkruar Andersoni.

Duket qartë që 51-vjeçarja është e lënduar, por Adili ka vendosur të mos e tregojë historinë e tij. Hera e fundit që ata ishin parë bashkë ishte me 9 qershor në Malibu, Kaliforni.

Related imageImage result for pamela anderson adil rami

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari i gazetës gjermane “Bild”, Peter Tiede ka reaguar pas…