Pamela Anderson veshi versionin e ri të kostumit të saj legjendar “Baywatch”

03 shkurt 2023 | 13:20

Pamela Anderson së fundmi mori pjesë në premierën e dokumentarit të saj në Netflix, “Pamela, a Love Story “, me një fustan të kuq që na kujtoi ditët e saj si roje shpëtimi në “Baywatch”. Ndërsa veshja fillimisht mund t’i ngjajë ngjyrës së logos së Netflix, fansat e lidhën menjëherë me kostumin ikonë të plazhit të personazhit të saj CJ Parker në serialin hit të viteve ’90 që e bëri Anderson të famshëm.

Pjesa e sipërme e fustanit të kujton mjaft këtë veshje, por i shoqëruar bukur me taka Louboutin.

Anderson u bashkua me dy djemtë e saj, Brandon Thomas Lee dhe Dylan Jagger Lee, të cilët mbështetën nënën e tyre në përpjekjen e saj për të treguar historinë e saj në këtë film dhe kujtimet e saj të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmëssekretari amerikan dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka…