“Pamje apokaliptike”, njerëzit hidhen në oqean për t’i shpëtuar zjarreve në Hawai

09 gusht 2023 | 21:29

Zjarret të paprecedentë kanë shpërthyer në Big Island dhe Maui të Hawai-t, duke dëmtuar strukturat, duke nxitur evakuime dhe shpëtime dhe duke detyruar disa njerëz të hidhen në oqean për t’i shpëtuar rrezikut.

CNN raporton se uragani Dora dhe presioni i lartë mbi Paqësorin verior, të cilat po kombinohen për të krijuar erëra të forta mbi Hawai, po lëvizin drejt perëndimit.

Sipas guvernatorit të Hawaii, Josh Green protet të ketë edhe humbje jete. Ai tha se pjesa më e madhe e qytetit të Lāhainā është shkatërruar dhe qindra familje janë zhvendosur.

Nuk ka shërbim 911 në anën perëndimore të Maui-t, me resorte, vizitorë dhe rrethe tregtare që humbasin komunikimin për shkak të rrëzimit të kullave celulare, sipas një zyrtari të urgjencës.

Zjarret shkatërruese në Hawaii janë u përhapën nga kombinimi i erës së fortë dhe kushteve të thata që mbulojnë pjesë të mëdha të ishullit. Imazhet satelitore kapën se sa shpejt u përhapën zjarret në Hawaii të martën pasdite dhe në mbrëmje, ndërsa erërat e forta frynin nga verilindja.

Hawaii parashikohej të kishte një rrezik mbi mesataren për zjarr në gusht dhe ky rrezik më i lartë do të mbetet në fuqi për disa muaj të ardhshëm.

Evakuimet janë duke u zhvilluar në të gjithë ishullin, ndërsa autoritetet këshillojnë banorët sesi të veprojnë kur ndodhen në shtëpi, në makinë apo jashtë.

Nëse e gjeni veten të kapur në një zjarr të egër, këtu janë disa gjëra që mund të bëni për t’u përpjekur të mbroni veten , sipas këshillave nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.

Presidenti Joe Biden po monitoron zjarret në Hawaii, tha të mërkurën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Sipas tij Shtëpia e Bardhë ka qenë në kontakt me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës…