
Pamje nga aksidenti tragjik në Meje të Gjakovës, ku vdiq shefi i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve
08 korrik 2025
| 23:22
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Meje të komunës së Gjakovës, ku janë përfshirë dy kamion, njëri kamioni i zjarrfikësve ishte nisur për të intervenuar në një rast zjarri. Si pasojë e aksidentit ka vdekur Kaqun Lima, shef i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajon e Gjakovës.
“Sot në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve në aksidentin në fshati Meje në komunën e Gjakovës ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë Krasniqi.
“Gjakova sot” ka publikuar pamje të aksidentit tragjik.