Pamje nga shkatërrimet nga cunami në Indonezi (VIDEO)

02 tetor 2018 | 20:21

Në disa pamje të filmuara më 1 tetor, janë shfaqur zona të shkatërruara në ishullin e Indonezisë, Sulavesi, pas një cunami dhe tërmeti që kanë goditur këtë pjesë, më 28 shtator.

Qyteti Palu, i banuar me rreth 350,000 banorë, është prekur më së keqi nga cunami, pasi numri i viktimave ka arritur në gati 1000.

Autoritetet kanë dërguar ujë të pastër dhe makineri të rëndë në këtë zonë për të kërkuar të mbijetuarit.

Të hënën është hapur edhe një varrezë masive për të varrosur viktimat, në mënyrë që të anashkalohet përhapja e ndonjë sëmundjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U19 e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar…