Kosova pëson humbje të thellë nga Gjermania

02 tetor 2018 | 20:21

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje përballë Gjermanisë, me rezultat të thellë 0:6. Kjo ndeshje ishte në kuadër të grupit 9 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Skocia 2019”, i cili po mbahen në Irlandën e Veriut.

Pas ndeshjes përzgjedhësi Kushtrim Munishi theksoi se kjo humbje nuk duhet t’i demoralizojë vashat e Kosovës, pasi Gjermania është kombëtare gjigante. “Ne jemi përpjekur maksimalisht që kundër Gjermanisë të mbrohemi sa më mirë. Këtij qëllimi ia arritëm mjaft mirë në pjesën e parë, por më pas dy gola të shpejtë në pjesën e dytë ndikuan te vashat tona, derisa erdhi në shprehje edhe diferenca fizike. Sidoqoftë, ne do të mundohemi ta harrojmë sa më shpejtë këtë humbje dhe të këndellemi për dy duelet tjera, në të cilat duhet të bëjmë përpjekje për të nxjerrë rezultate pozitive”, ka thënë Munishi.

Ndeshjen e radhës Kosova U19 (femrat) do ta zhvillojë më 5 tetor kundër Irlandës së Veriut, derisa më 8 tetor luan kundër Estonisë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i Trafikut Rrugor në Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë…