Pamje nga takimi Kurti-Rama

29 qershor 2020 | 18:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Rama është takuar me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Pas këtyre takimeve, Rama është takuar edhe me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Pamjet nga ky takim i ka publikuar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Rama do të takohet sot edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi.

Vizita e Ramës në Kosovë vjen pas propozimaktakuzës nga Gjykata Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1103687330014420/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30.06.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…