Pamje të tmerrshme nga aksidenti tragjik në Trudë të Prishtinës (VIDEO)

03 gusht 2018 | 21:26

Të enjten pasdite ndodhi një aksident i rëndë trafiku në autostradë, përkatësisht në Trudë të Prishtinës, ku humbën jetën dy persona e u plagosën disa të tjerë.

Nga pamjet e siguruara nga ‘Kallxo’ shihet se aksidenti ka ardhur pasi një veturë ka vozitur në kahje të kundërt të autostradës duke shkaktuar aksidentin vdekjeprurës për pjesëmarrësit në trafik.

Kosova është përfshirë nga një valë e madhe e aksidenteve gjithandej vendit, që kanë shkaktuar viktima të shumta. Sipas ekspertëve, aksidentet ndodhin më së shumti nga pakujdesia e vozitësve dhe shtimi i numrit të veturave në rrugët e vendit.

Kjo nuk është hera e parë që veturat janë xhiruar duke vozitur në shiritin e gabuar të autostradave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Turpi nuk paska fund”, është komenti që ka bërë Bekim…