“Panasonic” ndërprerën e marrëdhënieve me “Huawei”-n

23 maj 2019 | 11:54

Firma japoneze e telefonave celularë  “Panasonic” ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve të biznesit me “Huawei”-n për të qenë në përmbushje të kufizimeve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është goditja më e fundit që i jepet firmës kineze të telekomunikacionit. “‘Panasonic’ shpalli përmes një njoftimi të brendshëm se duhet të pezullojë transaksionet me ‘Huawei’-n dhe 68 filialet e tij, të cilat janë ndaluar nga qeveria amerikane”, është thënë në deklaratën e kompanisë.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara e futën “Huawei”-n në një listë kompanish, me të cilat firmat amerikane nuk mund të zhvillojnë tregti për sa kohë që nuk zotërojnë një licencë të posaçme për këtë.

Kufizimet shënojnë përshkallëzimin e përpjekjeve të SHBA për të bllokuar “Huawei”-n, pasi sipas amerikanëve përbën rrezik për sigurinë.

Gjithashtu, “Google” ka përjashtuar “Huawei”-n nga marrja e përditësimeve të reja të sistemit operativ “Android”, duke nënkuptuar kësisoj se “smartphone”-t e rinj të kësaj firme do të humbasin qasjen në aplikacionet më të përdorura të “Google”.

Ndërkohë, edhe firmat “Softbank” dhe “KDDI” të Japonisë kanë deklaruar se nuk do t’i shesin më “Huawei”-t kufje apo pajisje të tjera, të paktën për momentin. Biznesin me kinezët e ka pezulluar edhe firma e dizenjimit të “chip”-eve me qendër në Britaninë e Madhe, “ARM”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beogradi nuk do të iniciojë procedurat për ta dërguar Kosovën…