Pandeli Majko rikthehet në Kuvend

30 mars 2022 | 00:03

Largimi i deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, pas kërkesës për arrestim, rikthen në Parlament Pandeli Majkon.

Ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut të Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.

Pas kërkesës së SPAK-ut, Alqi Bllako e ka lënë vetë mandatin, pa pritur një vendim nga Kuvendi.

Lajmin e ka bërë me dije të martën Bllako përmes një reagimi në rrjetet sociale. Kësisoj i hapet rruga rikthimit të Majkos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i madh ka kapluar sonte në një nga…