Pandemia e Covid-19, SHBA blen të gjithë rezervën e ilaçit ‘remdesivir’

02 korrik 2020 | 10:25

Mediat amerikane raportojnë një zhvillim të ri në lidhje me pandeminë e koronavirusit, ku bëjnë me dije se administrata Trump ka blerë pothuajse të gjithë rezervën që do të prodhohet në muajt e ardhshëm të “Remdesivir”.

Ky ilaç i prodhuar nga kompania “Gilead Sciences”, është i pari i aprovuar nga autoritetet amerikane për t’u përdorur në trajtimin e Covid-19. Përdorimi i tij ka treguar se mund të ndihmojë të sëmurët të shërohen më shpejt nga virusi.

Përmes një deklarate për shtyp, Departamenti i Shëndetit bën me dije se është arritur një marrëveshje e shkëlqyer me Gilead për 500 mijë doza të ilaçit, e cila nënkupton 100% të prodhimit të kompanisë për muajin korrik dhe 90% të prodhimit të muajve gusht e shtator.

A pharmacist works on materials for research into Covid-19 treatment remdesivir in Cairo, Egypt in June. Photo: Reuters

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata më e lartë administrative në Turqi pritet të vendosë…