Pandemia godet financat e Juventusit, 90 milionë euro humbje

15 tetor 2020 | 12:32

Skuadra e Juventusit ka zhvilluar mbledhjen e aksinerëve. Klubi bardhezi ka njoftuar se e mbylli vitin financiar më 30 qershor 2020 me një humbje prej gati 90 milionë euro, më shumë se dyfishi i humbjes së regjistruar në fund të vitit financiar 2018-2019.

“Mbledhja e aksionarëve miratoi pasqyrat financiare më 30 qershor 2020, të cilat u mbyllën me humbje prej 89.7 milionë euro”, – thuhet në njoftimin e “Zonjës së Vjetër”.

Pati ndryshime dhe konfirmime në organin drejtues, me Fabio Paratici që ruan rolin e tij në krye të zonës së futbollit. Kontrata e tij do të skadojë qershorin e ardhshëm. Federico Cherubini merr pozicionin e drejtorit të futbollit, duke raportuar direkt tek Fabio Paratici, i cili mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për ekipin e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një politikan opozitar në Meksikë, ka gjetur një mënyrë unike…