Pandemia ndikon në të hyrat vetanake të komunës së Mitrovicës

03 gusht 2020 | 14:27

Drejtuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa çështje me interes për qytetarët e kësaj komune.

Fillimisht drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka kërkuar nga drejtorët komunalë t’i përmbahen planit të veprimit të të gjeturave te auditorëve për vitet 2018 dhe 2019.

Po ashtu, ai ka prezantuar para ekzekutivit raportin financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, të hyrat vetanake, shpalosjen e buxhetit dhe shpenzimeve, investimet kapitale, si dhe obligimet e papaguara. Drejtori Gashi, lidhur me inkasimin e të hyrave vetanake për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ka thënë se për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, komuna e Mitrovicës ka ngecje në inkasimin e të hyrave vetanake, me ç’ rast ka arritur të inkasojë 63.60 për qind të planifikimit gjatë kësaj periudhe.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga drejtorët për gjysmën e dytë të vitit të japin maksimumin në rritjen e inkasimit të të hyrave vetanake, në mënyrë që përqindja të jetë më e lartë. Në fund ai ka shpalosur edhe raportin e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitin 2021-2023, ku për këtë vit janë mbajtur gjithsej nëntë dëgjime buxhetore dhe pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e kënaqshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar nënën e UÇK-së,…