Pandemia në Amerikën Latine/ Mbi 30 mijë të infektuar me Covid-19 në 24 orë

26 maj 2020 | 11:05

Vijon të përkeqësohet situata me pandeminë në Amerikën Latine. Vetëm në 24 orë u raportuan më shumë se 30 000 të infektuar të rinj dhe rreth 1600 humbje jete.

Brazili çimentohet si vendi i dytë i prekur më shumë nga pandemia në botë, teksa regjistron në total 23 473 humbje jete. Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro, u kërkoi mbështetësve të tij që të ngrihen në protesta për rihapjen e ekonomisë, pavarësisht sëmundjes.

Por, të shumtë janë drejtuesit lokalë që e cilësuan të marrë Presidentin e tyre në këtë situatë.

“Ëndrra e Presidentit është të kthehet në diktator”, tha për CNN Arthur Neto, kryebashkiak i Manaus.

“Por, ai është shumë i marrë, ndaj i bëj thirrje ta mbyllë gojën e të qëndrojë në shtëpi”, përfundoi ai.

Pas Brazilit, situata duket e rëndë edhe në Peru e Kili. Në këtë vend, ministri i Punëve të Brendshme rezultoi i sëmurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Biologjike në Izrael (IIBR) njoftuan…