Pandemia “shkarkon” ministrin e tretë të Shëndetësisë në Ukrainë

18 maj 23:37

Parlamenti i Ukrainës votoi për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Maksym Stepanov, për shkak të trajtimit të pandemisë së koronavirusit.

Ligjvënësit votuan me 292 vota për dhe një kundër shkarkimit të Stepanovit.

Ky është ministri i tretë i Shëndetësisë që shkarkohet, që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar.

Shkarkimin e kërkoi kryeministri Denys Shmyhal.

Me më shumë se 2 milionë infeksione të regjistruara me koronavirus dhe mbi 48,000 viktima, Ukraina është ndër vendet më të goditura në Evropë nga pandemia.

Ky vend po ashtu mbetet prapa në fushatën e vaksinimit.

Deri më 18 maj, rreth 950,000 ukrainas kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Të martën, Parlamenti i Ukrainës miratoi edhe dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, Ihor Petrashko, dhe të Infrastrukturës, Vladyslav Krykliy.

Ata nuk i zbuluan arsyet e dorëheqjes.

Ekonomia e Ukrainës është tkurrur për 2 për qind në çerekun e parë të vitit 2021./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë Luftës së Ftohtë, baza ajrore ruse Nagurskoye shërbente thjesht…