Pantina fton partitë që programet e tyre qeverisëse t’i shtypin edhe në gjuhën brail

19 shtator 2019 | 18:15

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Shqipe Pantina, ua ka dorëzuar Shoqatës së të verbërve të Kosovës programin qeverisës të këtij koalicioni në gjuhën brail.

Pantina ka ftuar edhe subjektet tjera që programet e tyre qeverisëse t’i shtypin në gjuhën brail.

“Sot vizituam Shoqatën e të verbërve të Kosovës dhe ua dorëzuam programin e koalicionit AAK-PSD të shtypur në shkrimin brail. Qytetarët e verbër të Kosovës tani mund ta lexojnë vet programin e koalicionit tonë dhe të vendosin vet se për cilin subjekt duan të votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. Unë shpresoj, por dhe ju bëj thirrje edhe subjekteve tjera që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit që ta shtypin programin e tyre në shkrimin brail dhe te ju mundësohet personave të verbër te informohen me programet e tyre”, ka shkruar Pantina në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së pestë…