Pantina i reagon Vjosa Osmanit: Secili deputet njoftohet se çfarë pagesa merr çdo muaj

11 shkurt 2022 | 09:12

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, i ka reaguar Presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se nuk i ka vërejtur paratë që i kanë kaluar në xhirollogari për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Sipas Pantinës, secili deputet pranon çdo muaj në kutinë postare dokumentin nga sekretariati i Kuvendit të Kosovës, ku tregohet për pagesat që i janë bërë për muajin paraprak e që është i ndarë në: pagë bazë, mëditjet nga pjesëmarrja në seanca, mëditjet nga pjesëmarrja në komisione, pagesa për shujtat ditore dhe shpenzimet e udhëtimit.

“Secili deputet per cdo muaj pranon ne kutine e tij/saj postare nje dokument prej sekretariatit ( departamenti i financave) ku i tregohet per pagesat qe i jane bere per muajin paraprak e qe eshte i ndare ne: pags baze, meditjet nga pjesemarrja ne seanca, meditjet nga pjesemarrja ne komisione, pagesa per shujtat ditore dhe shpenzimet e udhetimit. Meditjet dhe kompenzimet  per udhetime jasht vendit paguhen ndaras. Prandaj te thuash se nuk e ke dite sa pare ke marr dhe per ç’fare arsye dmth ose je injorant ose genjeshtar e ndoshta edhe te dyja bashk!”, ka shkruar Pantina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate për media…