Pantina: Ligji i konfiskimit të pasurisë do t’i shërbejë Qeverisë si kërbaç

13 prill 2021 | 21:47

Ish-deputetja e Partisë Social Demokrate (PSD), Shqipe Pantina ka thënë se ligji për konfiskimin e pasurisë do t’i shërbejë qeverisë si kërbaç kundër atyre që ia prishin terezinë.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Shqipe Pantina ka komentuar ligjin për konfiskimin e pasurisë.

Ajo ka thënë se pasuria duhet t’i konfiskohet çdokujt që e ka keqpërdorur pozitën zyrtare ose e ka bërë pasurinë me metoda korruptive.

Por ajo ka thënë se ligji siç është prezantuar është kundër-kushtetues dhe kundër direktivave të BE’së dhe sipas saj do të shërbejë si “kërbaç që qeveria do e përdor kundër çdokujt që tenton me ja prishë terezinë.”

“Kushdo qe është pasuruar duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo me metoda korruptive, duhet të japë llogari dhe ajo pasuri duhet të konfiskohet. Por projektligji i propozuar nga Qeveria ( ashtu si është prezantuar në media), përveç që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me direktivat e BE-së, më shumë po duket si një kërbaç që qeveria do e përdor kundër çdokujt që tenton me ja prishë terezinë”, ka shkruar Pantina.

Më poshtë postimi i plotë i saj:

Kushdo qe është pasuruar duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo me metoda korruptive, duhet të japë llogari dhe ajo pasuri duhet të konfiskohet. Por projektligji i propozuar nga Qeveria ( ashtu si është prezantuar në media), përveç që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me direktivat e BE-së, më shumë po duket si një kërbaç që qeveria do e përdor kundër çdokujt që tenton me ja prishë terezinë. Kjo iniciative nuk do të jetësohet në formën si po proklamohet, sepse nuk do lejohet as nga mekanizmat ndërkombëtare që qeveria ta marr në dorë edhe gjyqësorin, por do jetë interesant me pa cili do jetë arsyetimi që do e përdor Qeveria kur të tërhiqet nga kjo iniciativë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefqet Krasniqi, një prej hoxhallarëve më me ndikim në Kosovë,…