Papa dhe Merkeli, më të popullarizuarit në botë

25 shkurt 2020 | 13:23

Papa Françesku dhe kancelarja gjermane Angela Merkel janë liderët më të popullarizuar në botë.

Këto janë rezultatet e një studimi ndërkombëtar nga Gallup International me titull “Udhëheqësit botërorë”, i cili ka treguar se, megjithëse nuk ishte një udhëheqës politik, Papa Françesku ishte më i miri në botë, me mbështetjen e 53 për qind të të anketuarve.

Ai pasohet nga Angela Merkel, e cila ka popullaritetin më të lartë në mesin e liderëve politikë në botë për të dytin vit radhazi, dhe presidentin francez Emmanuel Macron, i cili është shfaqur në listën e liderëve më të njohur botëror tre vjet më parë.

Presidenti rus Vladimir Putin është në vendin e katërt, me 36 për qind të përkrahësve.

Ndërkaq presidenti amerikan Donald Trump është pas tij, i pasuar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkimit Evropian sot ka marrë vendim për zgjatjen…